Basha: Ja parcelat me drogë nën mbrojtjen e Sajmir Tahirit

487
Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka vijuar edhe sot akuzat ndaj ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Basha ka publikuar në profilin e tij në Facebook dy foto që sipas tij janë marrë nga fshati i Tahirit, në zonën e Gusmarit. Basha e akuzon ministrin si protektor të bandave më të rrezikshme të narko-trafikut.
“Ja parcelat me drogë nën mbrojtjen e Sajmir Tahirit, të fotografuara dje në zonën e Gusmarit, fshatit të tij. Ministri i Brendshëm, protektori i bandave më të rrezikshme të narkotrafikut në vend”, shkruan Basha.
Sigal