Shifrat tregojnë se gjatë dhjetë muajve të fundit në Tiranë është vjedhur një makinë në çdo dy ditë.Hajdutët kanë në fokusin e tyre mjetet luksoze, vlera e të cilëve shkon nga 50-100 mijë euro.
Sipas seksionit kundër vjedhjeve në policinë e Tiranës rastet kur grabitësit veprojnë më së shumti janë në zona të pasigurta, si mungesa e ndriçimit dhe ambientet që nuk janë të monitoruara nga kamerat e sigurisë.
Makinat janë grabitur kryesisht të parkuara, ndërsa markat më të preferuara kanë qenë “Mercedes-Benz”, “Range Rover” “BMW” dhe “Audi”.
Duket edhe policia është e dorëzuar përball një fenomeni të tillë. Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, gjatë raportimit në Komisionin e Sigursë, pranoi se ka një shtim të rasteve për vjdhjet e automejteve nga viti në vit.
Policia e kryeqytetit liston si zona më problematike për vjedhjet e automjeteve zonat; “Zogu i Zi”, “Stacioni i Trenit”, rruga “Myslym Shyri”, “ish-Blloku”dhe “21-Dhjetori”.
Pavarësisht se janë sekuestruar pamjet e kamareva të sigurisë, përsëri, problem mbetet zbulueshmëria dhe prangosja e autorëve.
Një pjesë e madhe e automjeteve të vjedhura çmontohen dhe shiten për pjesë të përdorura në tregun e zi, brenda vendit.
Gjithashtu, janë sekuestruar kohët e fundit automjete të grabitura jashtë territorit Shqiptar.
Mjetet u bllokuan në Kosovë, Malin e Zi e Maqendoninë e Veriut, të cilat dyshohet janë trafikuar duke modifukuar numrin e shashinë së makinës për të kaluar në Pikat e Kalimit Kufitar.