Zjarri përfshin pyllin me pisha në Peshtan të Fierit, era dhe temperaturat e larta favorizojnë përhapjen e flakëve

44
Sigal

Një zjarr masiv ka përfshirë pyllin me pisha dhe dushk në zonën e Peshtanit në Fier. Shkak i përhapjes së vatrës së zjarrit janë bërë temperaturat e larta, por dhe era, duke e bërë të vështirë lokalizimin e flakëve.

Pranë vendit të ngjarjes aktualisht ndodhen 25 efektivë zjarrfikës të repartit të Fierit të cilët kanë lokalizuar flakët, ndërsa në një terren të vështirë po punojnë për mbajtjen nën kontroll e fikjen e tij.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së flakëve, ndërkohë që në këto ditë me temperatura të larta rreziku nga zjarret është shumë i madh.