Hakerimi nxjerr në pah shqetësimet mbi sigurinë e informacionit dhe integritetin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Avokati Redi Ramaj, tha se 3 personat në dijeni, duhet të kishin deklaruar se u janë dërguar materialet.Ato që ishin në dijeni të materialeve që u morën nga kompjuterat e disa prokurorëve ishin 3 drejtues të lartë të sistemit të Gjyqësorit në vend, një anëtar i Gjykatës së Lartë, një ish-prokuror i Krimeve të Rënda dhe një prokuror i Prokurorisë së Tiranës.
Të tjera fakte dhe prova nga dosja hetimore e hakërimit të sistemit kompjuterik të SPAK, ku ndër të tjera thuhet se në dijeni të materialeve që u morën nga kompjuterat e disa prokurorëve ishin 3 drejtues të lartë të sistemit të Gjyqësorit në vend, një anëtar i Gjykatës së Lartë, një ish-prokuror i Krimeve të Rënda dhe një prokuror i Prokurorisë së Tiranës.
Avokati Redi Ramaj, tha gjatë emisionit se 3 personat në dijeni, duhet të kishin deklaruar se u janë dërguar materialet.
Gazetari Xhevair Zhabina tha se pasëordet e vendosura nga 3 prokurorët e SPAK, ku u ndërhy nga personat e akuzuar, ishin të thjeshtë.
Këtë e dëshmoi dhe Arnold Rrokaj, i cili i pyetur në SPAK, rrëfeu se si hyri në kontakt me emailet e prokurorëve të SPAK. Ai tha se nuk pati asnjë vështirësi për të kaluar në stadin tjetër atë të hakerimit të tyre.
Materiale të cilat me t’i shkarkuar, ai thotë se ai i ruajti në aparatin e tij celular. Duke ua shpërndarë edhe personave të tretë. “Pasi hyra në faqen spak.gov.al, aty m’u shfaq një faqe emaili, ku më kërkoheshin kredencialet për të hyrë.
Konkretisht provova disa kredenciale, me emrat e prokurorëve të SPAK. Midis tyre ajo që arrita të hap ishte përdoruesi e.k, me fjalëkalim Spak@2019.
Sipas të dhënave të dosjes, zbulimi erdhi nga komunikimet mes Arnold Rrokaj dhe Zambak Gjonit, të akuzuar tashmë nga SPAK për këtë çështje komunikim që nisi në shkurt të vitit 2025.
Bisedat u zbuluan pas zbërthimit të telefonit të Zambak Gjonit, ku në njërën nga këto biseda që presupuzohet të jetë e para midis tyre në tentativën për hakerimin e SPAK, Arnold Rrokaj pasi i dërgon një link të faqes në internet të SPAK, e informon Zambak Gjonin, mbi operacionin që po ndërrmerr. Gjë të cilën e shoqëron me jo pak ngazëllim dhe lutje që kjo gjë të bëhet e mundur.
Ky rast nxjerr në pah shqetësimet mbi sigurinë e informacionit dhe integritetin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Në këtë kontekst, hetimi del si një hap i rëndësishëm për të adresuar çështje që lidhen me mbrojtjen e të dhënave dhe abuzimin e mundshëm me sistemin e prokurorisë.





















