Avioni bëri ulje emergjente në Rinas pasi pasagjeri preu damarët, reagon policia

19
Sigal

Policia e Shtetit ka dhënë informacion mbi ngjarjen ku një avioni i linjës “Lion-Stamboll”, bëri një ulje emergjente në Rinas, pasi një pasagjer preu damarët gjatë fluturimit.

Përmes një njoftimi për mediat, policia thekson 40-vjeçari është transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore dhe aktualisht është në gjendje kritike për jetën.

“Rinas/Informacion paraprak

Rreth orës 14:30, në aeroportin “Nënë Tereza”, ka bërë ulje të detyruar, avioni i linjës “Lion-Stamboll”, me të cilin udhëtonte shtetasi afgan M. N., 40 vjeç, pasi ky shtetas ka dëmtuar damarët e dorës me brisk (mjet rroje), gjatë fluturimit me avion.

40-vjeçari është transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore dhe aktualisht është në gjendje kritike për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.