Atentati në Vlorë, dëshmitë e banorëve: Menduam se ishte dasëm

386
Sigal

Banorët e lagjes ‘Uji i Ftohtë’ në Vlorë janë terrorizuar nga të shtënat e shumta, por disa prej tyre ia kanë vënë ‘fajin’ dasmave.

Një banor rrëfeu se kanë qenë shumë të shtëna që janë dëgjuar edhe në largësi.

‘Unë jetoj atje lart por i dëgjuam të shtënat, na than u vranë erdhëm vrap.

U dëgjuan shumë plumba, shumë fishekë. Thamë se ishte dasmë njëherë. Thamë po hedhin fishekzjarrë. Unë rri atje lart. Pas çerek ore kam ardhur këtu’, tregoi banori.

Dy persona mbetën të vrarë në atentatin në Vlorë. Bëhet fjalë për Aurest Rexho dhe Arjan Hasani që janë ekzekutuar me armë zjarri.

Ndërsa i plagosur ka mbetur shtetasi Armando Sulejmani.