Asgjësohen 1200 rrënjë kanabis në Mat, në kërkim kultivuesit

394
Aksioni antikanabis i policisë ka vijuar ditën e sotme edhe në rrethin e Matit. Nga kontrollet e ushtruara në terren, uniformat blu të Matit kanë gjetur dhe asgjësuar 1200 rrënjë kanabis. Bima narkotike ishte mbjellë në 4 parcela në vendin e quajtur “Përroi i Kukës”. Policia asgjësoi bimët narkotike nëpërmjet djegies, ndërsa po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.
Sigal