Asfiksohet nga gazi, banorët gjejnë të vdekur të moshuarin në Kolonjë

90
Sigal

Gjendet i vdekur një banor në Ersekë. Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se vdekja ka ardhur si pasojë e rrjedhës se gazit. Viktima me emrin Pasho Pasho, i moshuar. Ngjarja është raportuar nga komshinjtë të cilët kanë vënë re prezencën e erës së gazit.

Policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.

Policia e Kolonjës/ Informacion paraprak

Më datë 13.11.2022, rreth orës 16:15, në qytetin e Ersekës, është gjetur i pajetë në banesën e tij, në të cilën jetonte i vetëm, shtetasi P. P., rreth 75 vjeç, i cili dyshohet të ketë ndërruar jetë si pasojë e asfiksimit, nga rrjedhja e një bombole gazi.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.