Eleni Foureira do të bëhet nënë për herë të parë, poston fotot me barkun e rrumbullakosur

141
Sigal

Eleni Foureira, këngëtarja me origjinë shqiptare e cila jeton në Greqi, është shtatzënë me fëmijën e saj të parë.

Lajmin e lumtur e ka bërë të ditur vetë këngëtarja me anë të një postimi që ka bërë në llogarinë personale në Instagram, duke pozuar me barkun e fryrë krah partnerit të saj, futbollistit të njohur Alberto Botia.

Thashethemet se Eleni Foureira është në pritje të fëmijës së saj të parë qarkullonin që në verë, kur ajo anuloi të gjithë turneun e saj veror, por nuk kishte “rezervuar” asnjë dalje në klub nate për dimër.