Të shtëna me armë zjarri drejt godinës së njësisë administrative të Blinishtit

418
Sigal

Është qëlluar me breshëri kallashnikovi godina e njësisë administrative të Blinishtit në qytetin e Lezhës. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, ndërsa mësohet se nuk ka persona të lënduar.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, dhe deklaron se janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Sipas burimeve për ngjarjen e ndodhur rreth orës 2 të mëngjesit janë shoqëruar 10 persona, shumica e tyre banorë të zonës.

Ngjarja ka sjellë panik te banorët e zonës që kanë shtëpitë pranë njësisë administrative.