Arrestohet noterja në Dibër, i shiti pronën të vdekurës

500
Sektori për Krimin Ekonomik në Policinë e Dibrës, ka arrestuar noteren Majlinda Jangulli, 47 vjeç, për falsifikim të dokumenteve dhe shpërdorim detyre.
Noterja akuzohet se kaloi në pasuri të paluajtshme në emër të një qytetareje me iniciale N.K., e cila ka vdekur në vitin 2004. Gjithashtu, më 5 tetor 2015, është nënshkruar kontrata e shitblerjes, për të cilën shtetasi Q.L. nuk ka qenë prezent.Policia ndaloi gjithashtu edhe Ylber Lamin, 32 vjeç, pasi më 5 tetor 2015, ka nënshkruar një kontratë shitblerje për të cilën shtetasi Q.L. nuk ka qenë prezent. Marialet i kaluan Prokurorisë së rrethit Gjyqëror Dibër për shtetasen Majlinda Jangulli për veprën penale të “Shpërdorim të detyrës”.
Sigal