Arrestohet lushnjari, kishte mbjellë 14 fidanë kanabis në oborrin e shtëpisë

541
Policia e Lushnjes godet një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike.

Gjatë një kontrolli të ushtruar në fshatin Pirrë, blutë kanë gjetur të kultivuar në oborrin e banesës së shtetasit Artor Toshkollari, 14 fidanë bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva.

Policia arrestoi kultivuesin, Artor Toshkollari, 41 vjeç.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.
Sigal