Arrestohet Emiljan Kipti në Lezhë, përdhunoi dhe tentoi të trafikonte një të mitur

472
Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 26-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura” dhe “ Trafikim i të miturve”. Sipas policisë, shtetasi Emiljan Kipti, banues në Lezhë, i dënuar më parë për “Vjedhje në bashkëpunim”, ishte shpallur në kërkim më datë 30.11.2015, pasi në bashkëpunim me një tjetër shtetas kanë tentuar të trafikojnë në Kosovë për qëllim prostitucioni, dhe kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me shtetasen V.J. 17 vjeçe.

“Specialistët e Seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë , me datë 04.12.2015 kanë ndaluar shtetasin: Emiljan Kipti , 26 vjeç, banues në Lezhë i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhje në bashkëpunim”. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim me datë 30.11.2015. Pasi në bashkëpunim me shtetasin Krenar Shabani ( i ndaluar me datë 30.11.2015) kanë tentuar të trafikojnë në Kosovë për qëllim prostitucioni, dhe kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me shtetasen V.J. 17 vjeçe, banuese në Lezhë. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorinë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprat penale “ Trafikimi i të miturve mbetur në tentativë në bashkëpunim ” parashikuar nga nenet 128/b e 22 e 25 dhe “ Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura” parashikuar nga nenet 101/2, e 25 të Kodit Penal.”- thuhet në njoftimin e policisë së 
Sigal