Douglas Costa refuzoi Chelsean për Bayernin

430
Douglas Costa ka bërë të ditur se refuzoi mundësinë e transferimit në Chelsea, për të nënshkruar me Bayern Munichun.
Diego Costa refuzoi Chelsean, për të nënshkruar për Bayern Munichun.
Mesfushori u largua nga Shakhtar Donetsk duke iu bashkuar kampionit të Bundesligës, ku është duke u paraqitur me sukses gjatë këtij sezoni.
“Chelsea po ashtu më kërkoi. Ata ishin seriozisht të interesuar dhe bënë përpjekje të mëdha”, deklaroi Costa për “Bild”.
“Por, vërtetë doja të punoja me Guardiolën dhe iu bashkova Bayernit. Isha i bindur se do të mësojë më shumë në Bayern me Guardiolën”, u shpreh ai.
Sigal