Arrestohet 21-vjeçari, grushtoi adoleshentin për t’i vjedhur celularin

544
Policia e Sarandës ka arrestuar një 21-vjeçar i cili akuzohet për dhunimin e një adoleshenti dhe vjedhje. Sipas të dhënave zyrtare, Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë arrestuar shtetasin Oltjan Lame, 21 vjeç, banues në fshatin Shalës, Konispol.
Ditën e djeshme në fshatin Shalës, 21-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike duke e goditur me grusht shtetasin E.M., 17 vjeç, me qëllim vjedhjen e aparatit celular të tij tip “Samsung-Galaxy-S6”.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë në ngarkim të tij për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Vjedhja”.
Sigal