Arrestohen dy shqiptarë, u kapën me kokainë dhe heroinë

421
Sigal

Dy shqiptarë janë arrestuar mbrëmjen se së martës nga policia italiane me akuzën e trafikut të drogës.

Operacioni u realizua në zonën midis pyjeve të Marnate dhe Castellanza.

Shqiptarët e arrestuar janë të moshave 52 dhe 33 vjeç. Ata janë arrestuar në momentin që po kalonin pranë një patrulle policie.

Policia kontrolloi automjetin me të cilin po lëviznin shqiptarët, pas nervozizmit të treguar prej tyre.

Nga kontrolli u zbulua se në sediljen e pasme mbaheshin 600 gram kokainë si dhe 14 mijë euro.

Në vendin e pasagjerëve të makinës gjendeshin edhe dy qese heroinë, që përmbanin rreth 5 gram substancë dhe 5 telefona celularë.

Dyshohet se shqiptarët ishin furnizues të mëdhenj me drogë të zonës ku ata banonin.