Ja si quhet fëmija i parë i Meghan dhe Princit Harry dhe kuptimi i emrit

757
Sigal

Pas lajmit se Meghan Markle dhe Prince Harry u bënë prindër të një djali të shëndetshëm, të gjithë njerëzit ishin kuriozë të dinin emrin që i është vendosur.

Vetëm pak minuta më parë, nëpërmjet rrjeteve sociale ata kanë lajmëruar se i biri duhet Archie.

“Duka dhe Dukesha e Sussex janë të lumtur t’ju njoftojnë, se e kanë vendosur emrin e fëmijës së tyre të parë: Archie Harrison Mountbatten-Windsor.”

Vetë Mbretëresha ishte e pranishme pasditen e sotme për të takuar stërnipin e saj të tetë, dhe fotoja e publikuar reflekton mjaft mirë lumturinë në familjen mbretërore.

I porsalinduri erdhi në jetë në orën 6:26 të mëngjesit të së hënës, peshonte 3.25 kg. Ai është i shtati në fron në fronin britanik.

Por, çfarë kuptimi ka ai? Sipas ‘Cosmopolitan’, emri Archie nuk është përdorur asnjëherë më parë nga mbretërorët, kështu që është i veçantë.

Archie është në listën e 20 emrave më të përdorur në Angli dhe do të thotë: “I vërtetë, i guximshëm dhe me vlerë”. Harrison nuk është emër i përdorur në familje, por përkthehet “djali i Harry-t”.

Përsa i përket mbiemrit, është përdorur më parë nga disa të afërm të mbretëreshës Elizabeth dhe Princ Philip, madje dhe nga vetë Princ William. Edhe pse kushërinjtë e Archie-t mbajnë mbiemer tjetër, nuk është aspak çudi që ai është një Mountbatten-Windsor.