Tensionohet situata, përplasje mes qytetarëve e policisë në protestën kundër vizitës së Vuçiç

531
Sigal

Është tensionuar situata në bulevard, ku Qendra e Lëvizjes Vetëvendosja po proteston për të kundërshtuar ardhjen e Vuçiç në Tiranë dhe kreut të serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik.

Qytetarët kanë tentuar të hyjnë në bulevard dhe të marshojnë drejt sheshit Nënë Tereza, por janë shtyrë me forcë nga policia.

NOA

Protesta ka nisur rreth orës 16:00 të ditës së sotme, ku  disa të rinj kanë dalë në bulevardin Dëshmorët e Kombit pranë piramidës duke mbajtur në duar disa pankarta , ku presidenti i Serbisë konsiderohet ‘nongrata’.

Vuçiç ndodhet në Tiranë me ftesë të presidentit Ilir Meta pasi nesër dhe pasnesër do të mbahet samiti i Brdo-Brijunit, që zhvillohet nga viti 2010 në secilën prej shteteve anëtare.