Armë e municione luftarake në banesë, arrestohet efektivi në Tiranë

157
Sigal

Një efektiv policie pranë Komisariatit nr.1 në kryeqytet është arrestuar në flagrancë.

Mësohet se polici, u arrestua nga Agjensia e Mbikqyrjes Policore, pasi iu gjetën në banesë dy armë automatike dhe një sasi municionesh luftarake.

Informacionet paraprake bejne me dije se ndaj tij ka patur një sërë denoncimesh pasi herë pas here gjuante me armë zjarri në ajër duke rrezikuar jetën e qytetarëve dhe duke prishur rendin publik. Pasi u vu nën hetim për disa muaj ai u arrestua sot në flagrancë.

Ndërkohë pritet një njoftim më i detajuar nga autoritetet zyrtare.