Aksioni për Eskobarin, flet gruaja e Balilit: Hera e fundit që u takuam

430
Gruaja e tij, Alma Balili ka treguar se si policia u huri në banesë me forcë dhe i terrorizoi.
“Që kur u shpall në kërkim nuk ka qenë në shtëpi, unë nuk kontaktoj me tim shoq, nuk e di se ku është”- ka thënë ajo për mediat.
Ajo ka treguar se nuk mban kontakte me të, ndërkohë që i bën thirrje shtetit të veprojë sipas ligjit. “Shteti të më gjejë burrin ku e kam”- ka thënë ajo.
Mëngjesin e sotëm, policia e Shtetit njoftoi për një aksion kontrolli për kapjen e Balilit, duke kontrolluar 10 banesa e objekte dhe duke shoqëruar 11 familjarë të tij.
Pas aksionit, vëllai i Balilit, Bashkimi akuzoi policinë për sjellje prej horrash dhe tha prerë se Balili nuk është në Shqipëri, por ka shkuar atje ku nisi problemi, duke lënë të kuptohet se ka shkuar në Greqi.
Sigal