Aksidentohet për vdekje shqiptari në Itali, autori: E lashë në rrugë nga…

474
Foto ilustruese
Sigal

Një aksident mbrëmjen e 19 janarit i mori jetën 36-vjeçarit shqiptar Franko Gjinaj, në provincën që lidh Orbasanon me Stupinigi, në zonën e Torinos. Pas aksidentit autori 34-vjeçar, nga Giaveno u largua nga vendngjarja, duke thënë “unë u tremba dhe prandaj u largova”.

Nga hetimet e policisë rezultoi se burri, nuk e kishte parë 36-vjeçarin që po kalonte rrugën në një vend ku nuk kishte ndriçim dhe as vendkalim për këmbësorë, pasi kishte mjegull të dendur.

Ai i tha policisë se ndaloi 300 metra larg vendit të aksidentit dhe më pas u kthye mbrapa, por kur pa një person të pajetë në anën e rrugës, në atë pikë e zuri paniku dhe ishte larguar.

Hetuesit e gjurmuan autorin falë pamjeve nga kamerat e vëzhgimit të zonës dhe dëmtimit të logos Volkswagen të makinës, copëza që ishin gjetur në vendin e ngjarjes.

Gjatë punës së tyre për kapjen e autorit policia gjeti gjetën makinën, të dëmtuar dhe me gjurmë gjaku në një garazh Giaveno. Burri e kishte marrë atë për të riparuar.