Pamela Anderson, ylli i jep fund beqarisë me 74-vjeçarin në një dasmë sekrete

589
Sigal

Pamela Anderson është martuar për herë të pestë. Anderson i tha “Po” producentit 74-vjeçar, Jon Peters i njohur për filmat e tij të famshëm si “Flashdance”, “Witches Of Eastwick” dhe “Batman”.

Dyshja kanë zhvilluar një ceremoni krejtësisht private në Malibu, nga e cila nuk është zbuluar ende asnjë detaj. Megjithatë ajo që dihet është se Pamela dhe Jon Peters u takuan më shumë se 30 vite më parë në rezidencën “Playboy” dhe u ribashkuan me njëri-tjetrin kohët e fundit.

Ndërkaq 52-vjeçarja ka qenë më e herët e martuar me yllin e muzikës rock Tommy Lee, me të cilin ka dy djem të rritur, Brandon dhe Dylan. Ajo ka qenë gjithashtu e martuar me muzikantin Kid Rock dhe dy herë me biznesmenin Rick Salomon.

Kjo martesë e yllit të “Playboy” vjen pas ndarjes së bujshme nga ylli francez i futbollit, Adil Rami. Pamela Anderson njoftoi ndarjen nga ai në një postim të ngarkuar emocionalisht, ku ndër të tjera e quante “përbindësh” dhe tradhtar.

Ylli i “Baywatch” tregoi më vonë se ai ishte posesiv, tradhtar dhe kishte ushtruar vazhdimisht dhunë fizike ndaj saj, aq sa i kishte thyer të dyja duart.