Aksidenti në Maminas, shpallet në kërkim pronari i benzit, ja emri

561
Eshtë shpallur në kërkim një përson për aksidentin e mbrëmshëm në afërsi të Maminasit ku humben jeten dy përsona, taksisti dhe pasagjerja. 
Mjeti BENZ i mbetur në vendin e aksidentit e që dyshohet se e goditi taksinë nga mbrapa, BENz-i me targa AA 060 SP është në pronësi të Fatjon Zhaporjes dhe ai është blerë para një muaji.
Zhaporja, banor i Tropojës, mendohet se udhëtonte në makinen e tij më një tjeter përson dhe mendohet se ka qene ai drejtues i mjetit.
Policia e Durrësit dyshon se Benzi ka goditur taksine nga mbrapa dhe taksisti për të devijuar është futur në një karburant. Por, pasi ka ndodhur aksidenti që shkaktoi vdekjen e të personave në taksi, shoferi i Benzit është larguar dhe ndoshta, edhe të tjerë që kanë qënë me të.
Të tjera detaje mësohen rreth ngjarjes së mbrëmshme, kur në aksident rrugor në afërsi të Maminasit në autostradë, humbën jetën një taksist nga Durrësi dhe pasagjerja 23-vjeçare që ndodhej në mjetin e tij.
Burimet i thanë se viktima Elena Avdillari, banuese në Kombinat, Tiranë, por me origjinë nga Korça, po kthehej nga porti i Durrësit me taksinë e drejtuar nga 60-vjeçari, që po ashtu humbi jetën.
Sigal