Policia e Elbasanit ka dhënë detaje nga aksidenti i trefishtë pasditen e sotme në Elbasan, ku mbetën të plagosur 5 persona.
Sipas policisë, aksidenti rrugor ndodhi reth orës 17:20, në lagjen “Dyli Haxhire”, vendi i quajtur “Ura e Zaranikës”. Në aksident u përfshinë 3 automjete, me drejtues përkatësisht shtetasit D. Z., I. A. dhe E. L.., ndërkohë njëri prej të lënduarve paraqitet në gjendje kritike, pasi ka marrë fraktura në kokë dhe është transportuar drejt spitalit të Traumës.
“Si pasojë janë dëmtuar të tre drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë në automjetin me drejtues shtetasin I. A., të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore, në spital”, thotë policia.
Informacion paraprak
Rreth orës 17:20, në lagjen “Dyli Haxhire”, vendi i quajtur “Ura e zaranikës”, janë përfshirë në aksident rrugor 3 automjete, me drejtues përkatësisht shtetasit D. Z., I. A. dhe E. L..
Si pasojë janë dëmtuar të tre drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë në automjetin me drejtues shtetasin I. A., të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.