Sigal

Një aksident ku janë përfshirë në një përplasje tre automjete, ka përfunduar me plagosjen e tre personave.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 20.20, në autostradën kavajë – Durrës.

Mësohet se të plagosurit ndodhen në spital.

Informacion Paraprak

Më datë 03. 09. 2018, rreth orës 20:20 në autostradën “Kavajë – Durrës”, janë përplasur tre mjete, ku për pasojë janë dëmtuar tre shtetas të cilët po udhëtonin me një prej mjeteve dhe aktualisht ndodhen në spital për ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduriale për zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të përplasjes së mjeteve.