Aksident tragjik në Vlorë, humb jetën një person, në gjendje të rëndë një tjetër

52
Sigal

Një aksident tragjik është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në Bypassin e Vlorës.

Nga informacionet parprake mësohet se një kamion është përplasur një fuoristradë, ku për shkak të përplasej së fortë, kjo e fundit është përmbysur në mes të rrugës.

Burime bëjnë me dije se si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një person, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje për zbardhjen e rrethanve të aksidentit.