Aksident në tunelin Elbasan-Tiranë, 3 të plagosur, makina përplaset me autobusin e turistëve

465
Një aksident me pasojë plagosjen e 3 personave ka ndodhur mbrëmjen e sotme në tunelin Elbasan-Tiranë. Nga përplasja e një mjeti tip Fuoristradë me një autobus që transportonte turistë kroatë, mbetën të plagosur tre persona që udhëtonin në mjet.
Bëhet me dije se është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses, për të nxjerrë personat nga mjeti, pasi të plagosurit ishin bllokuar aty. Ata janë transportuar menjëherë drejt spitalit të Tiranës për një mjekim të specializuar. Policia ndërkaq ka nisur hetimet në vendngjarje për shkaqet e aksidentit dhe po punon për identifikimin e të plagosurve.
Sigal