Aksident në Shkodër/ Makina humb kontrollin dhe del nga rruga, plagoset 68-vjeçari

8
Sigal

Aksident në Shkodër.

Rreth orës 15:00, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, shtetasi M. R., rreth 68 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti është dëmtuar shtetasi M. R., i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.