Aksident në Sarandë, përmbyset makina

204
Sigal

Një automjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë është përmbysur. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Ksamil-Sarandë.

Mësohet se drejtuesi i automjetit “Ford Fiesta” ka qenë duke lëvizur me shpejtësi, ndërsa si pasojë e aksidentit janë regjistruar dëme të konsiderueshme materiale, por fatmirësisht nuk ka raportime për të lënduar.

Ndërkohë policia e cila mbërrit në vendin e ngjarjes konstatoi se ngjarja ka ndodhur për shkak të shpejtësisë, ndërsa ka marrë masa për tejkalim shpejtësive për shoferin E.H.