Aksident në Lushnje, makina përplas 87-vjeçarin

94
Sigal

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Lushnje në vendin e quajtur “Rotondo e Savrës”. Një automjet me drejtues 38-vjeçarin O.F., ka përplasur një 87-vjeçar i cili po kalonte rrugën.

I moshuari A.Ç. është dërguar në spital ku është në kujdesin e mjekëve. Sipas burimeve për gazetaren Marsela Topi, 87-vjeçari ka qenë duke kaluar autostradën nga njëra anë në tjetrën me një tufë drush mbi shpinë.

Njoftimi i Policisë:

Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:20, në vendin e quajtur “Rotondo e Savrës”, shtetasi O. F., 38 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar një këmbësor, shtetasin A. Ç., 87 vjeç, banues në Savër, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, me të cilin po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.