Aksident në Levan, makina përplas motoçikletën, një i plagosur

15
Sigal

Një aksident ka ndodhur pasditen e së enjtes në aksin e vjetër Fier-Levan në vendin e quajtur Ura e Lvanit, pranë qendrës së qytezës.

Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes mësohet se një automjet tip furgon benz me targa  AA 588 BR  ka përplasur një motomjet me targa  CA 276, ku si pasojë drejtuesi i motomjetit është përplasur përtokë.

Po të njëjta burime pohuan se automjeti  drejtohej nga një 43-vjeçar ndërsa drejtuesi i motorit ka mbetur i plagosur. Ai është dërguar në për ndihmë mjekësore nga makina të rastësishme në vendin e ngjarjesh, ndërsa bluzat e bardha kanë bërë të ditur se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin  e ngjarjes ka shkuar dhe policia e qarkullimit rrugor për të zbardhur rrethanat  e ngjarjes si dhe për të normalizuar qarkullimin e  mjeteve.