Aksident në Korçë, makina përplas të miturin, shoqërohet shoferi

162
Sigal

Një i mitur ka mbetur i plagosur pasi është përplasur nga një automjet në Korçë. Fatmirësisht fëmija është jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30, në lagjen nr. 8, ku automjeti me drejtues shtetasin E. B. ka përplasur një shtetas të mitur, i cili po merr mjekim dhe është jashtë rezikut për jetën.

Shtetasi E. B. u shoqërua në komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.