Aksident në Kavajë, makina përplas për vdekje biçiklistin 78 vjeçar

215
Sigal

Një aksident me vdekje ka ndodhur pak minuta më parë në vendin e quajtur ‘Pompat e Ujit”, në Kavajë.

Mësohet se mjeti me drejtues shtetasin B.H., ka aksidentuar biçiklistin shtetasin L.Gj., 78 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Më datë 19.10.2020, rreth orës 09:40, në vendin e quajtur “Pompat e Ujit”, në Kavajë, mjeti me drejtues shtetasin B.H., ka aksidentuar biçiklistin shtetasin L.Gj., 78 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.