Vijon greva e grave naftëtare, dy prej tyre shfaqin probleme shëndetësore: Kërkojmë pagat dhe rifillimin e punës në uzinë

274
Sigal

Vijon sërish greva e urisë e naftëtareve të uzinës së Ballshit. Në ditën e pestë të tyre, gratë kanë shfaqur probleme të rënda shëndetësore.

Kështu, dy prej tyre kanë pasur tension të lartë, duke e bërë situatën dhe më problematike seç është.

“Kërkojmë pagat dhe rifillimin e punës në uzinë, ne me këtë gjë jetojmë, prandaj do të vazhdojmë të qëndrojmë këtu deri sa të zgjidhet problemi jonë”,-u shpreh një grua naftëtare.

Ndërkohë dhjetëra banorë janë mbledhur jashtë ambienteve të grevës për të protestuar për të drejtat e tyre, duke kërkuar pagat që kanë muaj pa marrë si dhe rifillimin e punës.