Aksident në Elbasan, një vajzë niset me urgjencë drejt spitalit

100
Sigal

Një aksident me përplasjen e dy mjeteve është regjistruar në aksin Elbasan – Peqin në fshatin Balldren.

Paraprakisht një vajzë mësohet se ka mbetur e lënduar e për pasojë është nisur me urgjencë drejt spitalit të Elbasanit për të marrë ndihmën e parë. Policia drejt vendit të ngjarjes. Nuk dihet çfarë e ka shkaktuar aksidentin në fjalë por dy mjetet e përfshira në aksident janë dëmtuar ndjeshëm.