Aksident në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, 3 të plagosur

647
Tre persona kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme pas një aksidenti në kryeqytet.
Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në aksin Tiranë-Elbasan, pranë Ibës. Nga të dhënat paraprake mësohet se 3 të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, nga të dhënat paraprake bëhet e ditur se shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë një parakalim i gabuar i njërës prej makinave.
Sigal