Ishin me mision në Angli dhe nuk u kthyen, nis hetimi për 4 komando shqiptarë

684
Ministria e Mbrojtjes denoncon 4 ushtarakë shqiptarë për dezertim. Mësohet se 4 komandot ishin me mizion në Angli por nuk janë kthyer më.
Ka qenë Ministria e Mbrojtjes që ka bërë denoncimin në prokurori për dezertimin e komandove.
Ushtarakët pjesë e trupave Komando të Forcave të Armatosura, duhet të ktheheshin nga misioni në fund tetorit por kjo gjë nuk ka ndodhur.
Burime nga Ministria e Mbrojtjes bëjnë me dije se ngjarja nuk është mbajtur e fshehur por se janë ndjekur rrugët ligjore.
Në momentin kur është konstatuar se ushtarakët nuk janë kthyer janë njoftuar autoritetet britanike. Më tej është bërë njoftimi në prokurori. Lidhur me emrat e 4 komandove, burimet thanë se ngjarja është nën hetim dhe për këtë arsye nuk bëhen të ditur.
Sigal