Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë: Automjeti përplas këmbësoren, arrestohet shoferi me nënshtetësi gjermane

14
Sigal

Një aksident ka ndodhur rreth orës 13:15, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Plepat e Kardhiqit”.

Shtetasi gjerman, M. W., 56 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “BMW”, ka përplasur këmbësoren Z.I., 38 vjeçe, banore e fshatit Humelicë. Si pasojë e përplasjes, shtetasja ka pësuar dëmtime dhe është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Gjirokastër, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje për të kryer hetimet dhe për të sqaruar shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 13:15, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Plepat e Kardhiqit”, shtetasi gjerman M. W., 56 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “BMW”, ka aksidentuar shtetasen Z.I., 38 vjeçe, banuese në fshatin Humelicë, (këmbësore), e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër, në kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit, u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.