Aksident në aksin Fier–Vlorë/ Taksia del nga rruga, plagosen tre persona; dy prej tyre, turistë britanikë!

22
Sigal

Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në aksin Fier–Vlorë, në afërsi të fshatit Novoselë. Një automjet tip Volkswagen, që përdorej si taksi, ka dalë nga rruga në rrethana ende të paqarta dhe për pasjo kanë mbetur të plagosur tre persona.

Sipas burimeve paraprake nga policia, automjeti drejtohej nga shtetasi P. K., ndërsa në të ndodheshin edhe dy pasagjerë me shtetësi britanike.

Pas aksidentit, të tre të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti. Dyshohet se humbja e kontrollit mbi automjetin mund të ketë ardhur si pasojë e shpejtësisë ose një defekti teknik, por hetimet do të përcaktojnë shkakun e vërtetë.