Aksident me vdekje, humb jetën burri

407
Sigal

Një aksident me vdekjen e një 62-vjeçari ka ndodhur këtë pasdite në periferi të Fierit.

Sipas një rindërtimi paraprak të ngjarjes nga policia lokale, ora shënonte rreth 19:40 kur në fshatin Levan, 62-vjeçari Ll.P., duke drejtuar mjetin bujqësor zetor me tre rrota ka dalë nga rruga. Si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Aksidenti që i mori jetën 62-vjeçarit me banim në fshatin Levan ndodhi në rrugën dytësore Levan-Frakull.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, njoftoi Policia.