OKB thirrje Koresë së Veriut për lirimin e të burgosurve politikë

560
Sigal

Raportuesi Special i Kombeve të Bashkuara për Korenë e Veriut, Tomas Ojea Quintana, para takimit historik me SHBA-të javën e ardhshme i ka bërë thirrje administratës së Koresë së Veriut, që të shpallë “amnisti” dhe të lirojë qindra të burgosur politikë në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një konferencë për media në Zyrën e OKB-së në Gjenevë për statusin e të drejtave të njeriut në Korenë e Veriut, Quintana, ka theksuar se situata e të drejtave të njeriut në Korenë e Veriut duhet të diskutohet me prioritet në samitin që planifikohet të mbahet më 12 qershor midis presidentit të SHBA -ve Donald Trump dhe liderit të Koresë së Veriut Kim Jong-un.

Quintana tha se zyrtarët amerikanë janë në të njëjtin mendim me të mbi rëndësinë se çështja e të drejtave të njeriut do të jetë në rend dite në takimin që do të mbahet në Singapor.

Ai tha se shpreson që Trump ta theksojë këtë çështje në takimet që do të zhvillojë me Kim. Raportuesi Quintana thotë se zgjidhja e problemeve të të drejtave të njeriut në vend do ta bënte “të qëndrueshëm” edhe “procesin e çarmatimit bërthamor”.

Quintana pasi ka shprehur kënaqësinë për lirimin e 3 amerikanëve të burgosur nga Koreja e Veriut, ai i ka bërë thirrje liderit verikorean që të zgjerojë amnistinë për të burgosurit shtetas amerikanë.

Në vijim, Quintana ka kërkuar që me zgjerimin e “amnistisë së përgjithshme” të lirohen qindra të burgosur politikë në vend dhe se një iniciativë e tillë do të jetë një “mesazh i rëndësishëm” para samitit historik.

Presidenti amerikan Donald Trump dhe lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-Un do të takohen në Singapor me 12 qershor.