Aksident i trefishtë në Gjirokastër, mes mjeteve të përfshira dhe furgoni me pasagjerë

Një aksident i trefishtë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Gjirokastër-Tepelenë pranë kryqëzimit të Urës së Kardhiqit.

Nga të dhënat paraprake mësohet se ka vetëm lëndime të lehta, si dhe dëme materiale. Policia është në vendin e ngjarjes e po heton shkaqet e aksidentit.

NOA

Në aksident është përfshirë edhe një furgon që transportonte udhëtarë.