Aksident i shumëfishtë/ Përplasen 3 makina në Korçë

95
Sigal

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Korçës.

Bëhet me dije nga informacionet e para për mediat se aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur ‘Dritat e erdha’.

Mësohet paraparakisht se në aksident janë përfshirë tri automjete, ndërsa raportohet se nuk ka të lënduar vetëm dëme materiale.

Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e aksidentit, teksa pritet edhe njoftimi zyrtar i saj.