Aksident i rëndë rrugor në Mamurras, drejtuesi i çiklomotorit përfundon tek Trauma

40
Sigal

 Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në afërsi të Mamurrasit pranë kryqëzimit të “Rrugës së Adriatikut”. Mësohet se një çiklomotor është përplasur me një automjet ku i lënduar rëndë ka mbetur drejtuesi 34-vjeçar i çiklomotorit.

34-vjeçari ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar menjëherë në spitalin e Traumës në Tiranë. Ndërkohë automjeti i përfshirë në aksident mësohet të ketë rënë në kanal.