Aksident i rëndë në Vlorë, “Benzi” del nga rruga, 3 persona përfundojnë në spital

94
Sigal

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në në bypassin Vlorë-Kotë.

Shoferi humbi kontrollin e automjetit të tij tip “Benz” dhe për pasojë është përplasur me barrierat në anësore të rrugës. Së bashku me 51-vjeçarin brenda automjetit udhëtonin edhe dy shtetas të tjerë të cilët janë transportuar me urgjencë në spitalin e Vlorës.

Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Vlorë-Kotë, në bypass, shtetasi K. K., 51 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka dalë nga rruga. 51-vjeçari, së bashku me 2 pasagjerët që udhëtonin me të, shtetasit T. M, dhe L. M, ndodhen në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve”, njofton Policia.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.