Aksident i rëndë në Vlorë/ Automjeti del nga rruga, plagoset një person

238
Sigal

Një aksident automobilistik është regjistruar në Vlorë, në zonën e quajtur “Te kripa”. Mësohet se një shoferi i një makine tip “Ford Focus”,  ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës.

Si pasojë e aksidentit, një person ka mbetur i plagosur. Ky i fundit është transportuar me urgjencë në spitalin e Vlorës.

Shkaqet e aksidentit nuk dihen ende, ndërsa policia ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes.