Aksident i rëndë në Sauk, “Benzi” përplas kalimtaren – PAMJET

52
Sigal

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në Tiranë, tek Rrethrrotullimi i Saukut.

Një automjet tip ‘Benz’ ka përplasur një kalimtare teksa ka qënë duke kaluar rrugën.

Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes, ndërsa sic mund të shikohet dhe në pamjet e mbërritura në redaksinë e Boldnews.al, gruaja gjendet e shtrirë në tokë, teksa qytetarët janë munduar ti japin ndihmën e parë.

Nuk dihet si paraqitet gjendja e saj, ndërsa në vendngjarje pritet të mbërrijë ambulanca. Pritet një reagim zyrtar nga policia për zbardhjen e plotë të rastit.