Aksident i rëndë në Lushnje, humb jetën një këmbësor (EMRI)

196
Sigal

Mbrëmjen e sotme një mjet tip “Volkswagen” ka përplasur një këmbësor në autostradën Kolonjë-Lushnjë, i cili si pasojë ka ndërruar jetë në spital.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë shtetasi Aleksandër Zeka 42 vjeç ka përplasur 84 vjeçarin Isuf Bardhi. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka shoqëruar në komisariat 42-vjeçarin për veprime të mëtejshme proceduriale.

Njoftimi i Policisë:
Lushnjë
Informacion paraprak

Në autostradën Kolonjë-Lushnjë, në Savër, shtetasi A. Z., 42 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen” ka përplasur një këmbësor, shtetasin I. B., 84 vjeç, banues në Savër, i cili ka ndërruar jetë në spital.

Eshtë shoqëruar shtetasi A. Z. në Komisariatin e Policisë Lushnjë dhe po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.