Aksident i rëndë në Kavajë, makina përplas fëmijën

583
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kavajë. Burime nga policia u shprehën se, rreth orës 18:15, në rrugën e fshatit Greth i Mesëm, drejtuesi i mjetit tip “Mercedes Benz”, shtetasi me inicialet I. L., 54 vjeç, ka aksidentuar të mitur 8 vjeç, i cili është dërguar në spitalin e Durrësit në gjendje te rëndë. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.