Aksident i rëndë në hyrje të Pogradecit, makina përplaset me motorin, një i plagosur

314
Sigal

Një person ka mbetur i plagosur në një aksident në Pogradec. Raportohet se aksidenti ndodhi në hyrje të qytetit ku një makinë është përplasur me një motor.

Për pasojë ka pësuar dëmtime drejtuesi i motorit, i cili është dërguar në spital.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.